Shkup, taksisti rrah dhe grabit klientin

Një Shkupjan ka raportuar në polici se është rrahur dhe është grabitur nga një taksist.

Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dje rreth orës 20:00 në SPB-Shkup, S.T. (50) nga Shkupi ka raportuar se në rajonin e Qendrës, pasi më parë ishte futur në taksi, është sulmuar nga shoferi me një mjet të fortë, pas çka i është grabitur telefoni dhe paratë.

MPB njofton se po punohet në zbardhjen e plot të rastit.

LEXO EDHE:

Back to top button