Shoqata e pacientëve me fibrozë cistike distancohet nga deklarata e Igor Pehcevskit i cili tha se është kërcënuar nga ana e drejtoreshës së Klinikës së Fëmijëve
Shoqata e pacientëve me fibrozë cistike distancohet nga deklarata e Igor Pehcevskit i cili tha se është kërcënuar nga ana e drejtoreshës së Klinikës së Fëmijëve

Gazetare: Vjollca Aliti
Shoqata e pacientëve me fibrozë cistike distancohet nga deklarata e Igor Pehcevskit i cili tha se është kërcënuar nga ana e drejtoreshës së Klinikës së Fëmijëve në Shkup, pasi ishte ankuar për mungesë terapie. Nga asociacioni thonë se ata si shoqatë janë në bisedime me autoritetet shëndetësore për sigurimin e terapisë për të gjithë pacientët.
“Shoqata distancohet nga qëndrimi I shprehur personalisht I pacientit lidhur me trajtimin e tij. Ne besojmë se pakënaqësia e anëtarit tonë mund të dëmtojë potencialisht të gjithë pacientët dhe atë që shoqata ka arritur deri më sot. Ne të gjithë jemi në pritje të “Trikaftës” pavarësisht funksionimit të organeve tona sepse nuk ka pse të pritet të bëhemi në gjendje edhe më të keqe. Jam edhe unë në fazën ku pres për “trikaftën” ka edhe shumë tjerë që presin, nuk jam vetëm unë apo vetëm Igori, cdo ditë presim ndonjë lajm se do pajisemi me “Trikaftën”, tha Xheneta Tusha, Asociacioni I pacientëve me fibrozë cistike.
Përmes një postimi në facebook Igor është shprehur I dëshpëruar nga reagimi I shoqatës duke thënë se reagimi I tij përfaqëson të gjithë të prekurit nga kjo sëmundje e rallë.
“ Në emër të Asociacionit me fibrozë cistike ku të gjithë duhet të jemi të barabartë organizojnë takime, grupe pune që në fund ta marrin ilaçin, dhe pa turp distancohen nga lufta për njërin nga luftëtarët I cili quhet “Igor Pehcevski”, shkruajti në fb Igori.
Drejtoresha e Klinikës së Fëmijëve në Shkup mohon të ketë larguar Igorin nga Klinika. Fushtiq tha se Igorin nuk e ka dëbuar e kërcënuar por I ka rekomanduar që për festa të shkojë në shtëpi.
“Igorit I propozova që nëse dëshiron, të shtunën të shkojë në shtëpi për festa për shkak edhe të gjendjes së tij psiqike, sepse gjendja e tij është tërësisht stabile. Por ai vendosi të qëndrojë 14 ditë, fletëlëshimin ja kam firmosur për të martën. Askush nuk e përzuri atë, ajo ishte vetëm rekomandim nga ana ime. Nuk I jam kërcënuar, unë ia ndalova që derisa është në Spital të komunikojë me gazetarë. 4“ Ai është I revoltuar për shkak se nuk është në mesin e pacientëve të cilët morën terapinë moderne për trajtim, përse atij nuk I dhashë përparësi në listë. Unë nuk vendos e vetme se kush do merr terapi, ka pulmologë të cilët I udhëheqin këta pacientë”, tha Stojka Fushtiq, Drejtore e Klinikës së Pedijatrisë – Shkup.
Ministri I Shëndetësisë ndërkohë tha se mbështetet në të gjitha spjegimet që I ka bërë drejtoresha e Klinikës duke thënë se MSH punon në furnizimin e të gjithë pacientëve me terapi modern.
“Ne para tre javësh kemi formuar një Komision për fibrozë cistike për të gjitha palëve, dhe një përfaqësues nga shoqata e pacientëve me F.C. jemi duke e shqyrtuar çështjen me qëllim që këtë problem një herë e përgjithmonë ta rregullojmë, ta zgjidhim dhe që këta pacientë në mënyrë”. kualittaive me terapinë “Trikafta” më innovative, por ne nuk vendosim si ministry se kush do e merr ilacin. Mjekët kompetent do vendosin se cili pacient duhet ta merr ketë ilac”, u shpreh Fatmir Mexhiti, Ministrër I Shëndetësisë.
Ndryshe muaj më parë shteti siguroi ilacin “Trikafta” për 12 pacientë me fibrozë cistike, derisa rreth 130 të tjerë janë në pritje që edhe ata të mund të trajtohen dhe shërohen përmes kësaj terapie moderne e cila është shumë e kushtueshme./Alsat.mk