Shoqëria brokere, “Fleks Broker” për sigurim ofron paketa konkurruese për sigurimin e shtëpive
Shoqëria brokere, “Fleks Broker” për sigurim ofron paketa konkurruese për sigurimin e shtëpive
“Fleks Broker”, shoqëria brokere për sigurim ka nisur punën dhe ofron paketa konkurruese për sigurimin e shtëpive. Oferta ekskluzive qëndron te mundësia që sigurimi i shtëpive vitin e parë të jetë falas, ndërsa për vitin e dytë dhe të tretë paguhet një shumë në bazë të sipërfaqes së shtëpisë. Një përparësi shtesë është se me kontratën e sigurimit të shtëpisë, ofrohet mundësia për të siguruar gjithashtu një automjet.
“Fleks Borker, të nderuar, do të përpiqet të bëhet një kompani e rëndësishme për sigurim, do të ofrojë gamë të gjerë të kushteve dhe produkte, përmes së cilave me siguri do të kontribuojmë për zhvillimin e sigurisë në Maqedoni”, tha Goran Arsov, pronar i grupit Fleks.
“Qëllimi jonë me Fleks Broker është ta thjeshtësojmë procesin e sigurimit dhe të jemi më të qasshëm për të gjithë popullin”, deklaroi Aleksandar Atevski. /Alsat.mk