Shorti, FC Shkupi nis mbrojtjen e titullit në Kavadar

Në selinë e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, sot u hodh shorti për sezonin e ri në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Në qendër të vëmendjes ishte skuadra e Renovës, e cila në fund u rreshtua në vazon e skuadrave të tjera për garat në Ligën e Parë, edhe pse para ca kohësh, ishte në dyshim pjesëmarrja e saj në elitën e futbollit vendor.

Në bazë të shortit, në javën e parë, kampioni aktual, FC Shkupi do të nis sezonin në Kavadar kundër Tikveshit, ndërsa Shkëndija dhe Struga Trim Lum, në terrenin vendas do të takohen me Skopjen, respëktivisht Pobedës. Skuadra e Renovës në javën e parë do të jetë në transfertë, kundër Makedonija Gjorçe Petrovit, ndërsa Sileksi mirëpret Rabotniçkin. Ndërkohë nënkampioni aktual, Akademia Pandev do të përballet me Bregallnicën.

Liga e Parë – Java e parë

Shkëndija – Skopje

Sileksi – Rabotniçki

Struga Trim Lum – Pobeda

Tikveshi – FC Shkupi

Makeodnija Gj.P. – Renova

Akad. Pandev-Bregallnica

Sezoni i ri në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, nis më 6 gusht.

LEXO EDHE:

Back to top button