Shorti, të premtën mësohen dyshet e 1/8 së finales

Të premten (13:30) 16-të skuadra do të mirëpresin shortin e Kupës së Maqedonisë në futboll, ku do të mësohen dyshet rivale të fazës së 1/8 së finales.

Shorti nuk do të jetë i deleguar, që nënkupton se secila skuadër mund të përballet me secilin rival që është kualifikuar në këtë faze të garave.

Në mesin e 16 skuadrave që do të garojnë janë edhe 11 skuadra nga Liga e Parë. Skuadrat pjesëmarrëse në garat e 1/8 e finales janë: Makedonija Gj.P., Sileksi, Shkëndija, Shkupi, Rabotniçki, Fortuna, Pobeda, Tikvesh, Bregallnica, A. Pandev, Pelisteri, Vardari, Struga Trim Lum, Voska Sport, Skopje dhe Luboteni.

LEXO EDHE:

Back to top button