Tifozët nuk e harrojnë Tushellin, duartrokitje në minutën e 21-të

Edhe pse i shkarkuar nga drejtuesit e klubit pak ditë më parë, Tomas Tushel është kujtuar nga tifozët e Çellsit, gjatë ndeshjes Çellsi-Salzburg, e cila përfundoi me rezultatin 1-1.

Tifozët e klubit anglez nuk i kanë harruar momentet e bukura dhe emocionet që trajneri gjerman i solli gjatë përjetimit të fitores së Ligës së Kampionëve.

Gjatë ndeshjes, në minutën e 21-të, tifozët filluan të duartrokisnin dhe të thërrisnin emrin e Tushellit, në kujtim të fitores së Ligës së Kampionëve në vitin 2021.

LEXO EDHE:

Back to top button