Shpaloset lista e futbollistëve më të paguar në Premier Ligë

“Spotrac” ka arritur të gjejë lojtarin që e ka pagën më të ulët në Ligën Premier, e që padyshim se është një befasi, kur krahasohet me vendet e fundit, duke mos krahasuar me liderët.

Kevin de Bryjne aktualisht cilësohet si lojtari më i paguar në Premier Ligën e Anglisë, nga ky ueb sajt, pasi belgu te Man. Siti fiton mbi 450 mijë euro (400,000 pound). Pas tij vijnë emra si Erling Haaland, David de Gea, Mohamed Sallah e Xhadon Sanço.

Por, sa i përket lojtarit me pagën më të ulët në elitën e futbollit anglez, është anëtari i Bournemoutit, që luan në huazim te Stouk Siti, Gavin Kilkeni që paguhet 870 euro në javë (769 pound).

Para tij janë emra si Rajhann Tulloç, Bali Mumba dhe Xheremy Nakia, por që paga e tyre kalon mbi një mijë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button