Shpat Kasapi dhe Selvija qenkan martuar në fshehtësi të plotë

Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi dhe e fejuara e tij Selvija para pak ditësh i kanë dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar zyrtarisht lidhjen e tyre me martesë.

Mesa duket çifti janë martuar në fshehtësi të plotë me një ceremoni shumë private. Dyshja ndanë imazhet e para nga ceremonia, ku dukeshin mjaft të lumtur së bashku, madje këngëtari bëri të ditur se partnerja e tij tanimë ka ndryshuar mbiemrin dhe ka marrë atë të Shpatit.

“Nga sot, Selvije Kasapi”, ka shkruar këngëtari krahas fotos së ëmbël.

Kujtojmë se në muajin janar të këtij viti Shpati dhe Selvija shkëmbyen unazat e fejesës duke paralajmëruar një dasmë, e cila u shty përshkak të pandemisë.

Së fundmi, burime pranë çiftit kanë treguar se ata e anuluan dasmën, pasi në prioritetet e tyre tashmë është sjellja në jetë e një fëmije. Madje, për këtë hap, ata po kujdesen në çdo detaj, pasi shpesh Selvije është fotografuar ndërsa shkon për vizita te klinika e gjinekologes.

Kjo ka mjaftuar që rrjeti të ziente nga dyshimet se është në pritje të ëmbël. S’vonoi shumë dhe ajo reagoi në lidhje me këto lajme dhe tha ekskluzivisht për “Iconstyle.al” se në repartin e gjinekologjisë ka qenë për një kontroll rutinë. Ajo i ka hedhur poshtë këto aludime duke shtuar se për momentin nuk shtatzënë, por dëshira për të pasur një fëmijë është shumë e madhe nga ana e çiftit.

LEXO EDHE:

Back to top button