Shpat Kasapi po sjell një këngë të re dashurie, posaçërisht për Selvijen

Në fund të muajit gusht në media qarkulluan me shpejtësi disa foto të Shpat Kasapit me të dashurën, një bukursohe zeshkane e quajtur Selvije.

Ai filloi të shfaqej në publik me të, e rrjedhimisht nuk iu shpëtoi dot syve të mediave.

Gjatë këtyre muajve lajmet rreth tyre ecën me shpejtësi dhe javët e fundit po flitet se ata do shkojnë drejt martesës.

Diçka të tillë e konfirmoi edhe vetë këngëtari i ftuar në “Shiko kush luan”, ku u shpreh se e kanë në plan dasmën.

Madje, në rrjete sociale nuk mungojnë aspak dedikimet romantike nga Shpati për partneren e tij të zemrës, të cilës së fundmi po i dedikon edhe një këngë.

Në foton e fundit të publikuar në Instagram, këngëtari shfaqet duke i rënë pianos ndërsa shkrimi krahas postimit na i shkriu zemrat.

“Një këngë për ty dashuri”- shkruan Shpati duke etiketuar partneren, ndërsa ajo ia ka kthyer në koment: “Të dua shumë dashuri”.

LEXO EDHE:

Back to top button