Shpërdorimi i pozitës zyrtare, në Kushtetuese

Vepra penale shpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar për të cilin ndiqen më shumë ish-funksionarë është e paqartë dhe e pasaktësuar, thanë disa nga juristët para gjykatësve kushtetues në seancën përgatitore, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së paragrafit 5 të nenit 353 të Kodit Penal. Ai parashikon të paktën pesë vjet burg për zyrtarin, që dëmton buxhetin e shtetit përmes prokurimit publik. Megjithatë, juristët thonë se neni nuk duhet të shfuqizohet, por të saktësohet vepra penale.

Unë e quajta dispozitë “Recycle bin” ose “all inclusive” e cila duhet të ndryshohet menjëherë, por në mënyrë që të thjeshtohet zbatimi, sepse karakteri ynë është i dobët dhe është një variant rezervë ….- deklaroi Nikolla Tupançevski, profesor.

 Nëse kjo vepër penale anulohet, me vendim të Gjykatës Kushtetuese eventualisht anulohet ose shfuqizohet, do të ketë pasoja shumë të rënda për mendimin tim- pohoi Miodrag Laboviq- Profesor Universiteti

 Në Ministrinë e Drejtësisë nuk mendojnë kështu. Përfaqësuesi i tyre tha se pa këtë vepër nuk do të kishte sundim të së drejtës. Sidoqoftë, nëse paragrafi 5 shfuqizohet, do të nënkuptojë përfundimin e disa rasteve gjyqësore të hapura nga PSP, ku akuzohen Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Gordana Jankuloska dhe Elizabeta Kançeska Milevska.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button