Shpërthim në Fushë Kosovë, dyshohet për eksploziv
Një shpërthim raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Kosovë.
Siç shkruan Telegrafi shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 06:00. Ndërkaq, siç raportohet është dëgjuar një detonim në një lokal.
Tutje bëhet e ditur se dyshohet për eksploziv, ndërkohë që s’raportohet për të lënduar por vetëm dëme materiale.








