Shpërthime në Chernihiv, predha godet një pallat

Gjatë natës, trupat ruse goditën një kopsht fëmijësh, një pallat dhe një dyqan në Chernihiv, në Ukrainën veriore. Deri tani nuk raportohet për viktima.

Shërbimi i Emergjencave Shtetërore tha se sulmet nisën rreth orës 02:00. Në pamjet e siguruara nga Top Channel duket se një predhë ka goditur themelet e një pallati pesëkatësh, duke i vënë flakën banesave në katin e parë dhe të dytë.

Ndërsa një tjetër predhë ka goditur një kopsht fëmijësh, duke shkaktuar edhe zjarr. Gjithashtu, një tjetër predhë mësohet ka goditur një dyqan në tregun qendror.

Prej 5 ditësh, trupat rusë kanë hyrë në Ukrainë ndërkohë që ditën e sotme do të zhvillohet takimi mes delegacioneve Rusi-Ukrainë në Bjellorusi.

LEXO EDHE:

Back to top button