Shpërthime të fuqishme dëgjohen në afërsi të bazës ushtarake të rusëve në Krime

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në afërsi të bazës ushtarake të rusëve në Krime

Disa shpërthime janë dëgjuar duke ardhur nga drejtimi i një baze ajrore të ushtrisë ruse në Novofedorivks në pjesën perëndimore të Krimesë, kanë bërë të ditur për Reuters, tre dëshmitarë.

Madje sipas tyre kanë ndodhur të paktën 12 shpërthime të intensitetit të ndryshëm që janë dëgjuar minutë pas minute – duke bërë që të ngritën re të zeza tymi.

Ky raportim vjen në kohën kur presidenti rus Vladimir Putin, ka deklaruar se ushtria e tij po tenton të rikthej kontrollin mbi rajonin e Donbasit në lindje të Ukrainës, ku separatistët pro-rusë morën nën kontroll një pjesë të saj, pasi Kremlini e aneksoi Krimenë në vitin 2014.

Javëve të fundit, forcat ruse kanë shpeshtuar sulmet në veri dhe veriperëndim të qytetin Donetsk në Donbas, duke tentuar të marrin nën kontroll edhe pjesën lindore.

E ushtria ukrainase ka zgjedhur një metodë të re të luftimit në këtë rajon – duke organizuar kundërsulme që po i zënë në befasi forcat ruse.

LEXO EDHE:

Back to top button