Shpërthimi i gypave, banorët ankohen për dëmtimin e pronave

Shpërthimi i gypave, banorët ankohen për dëmtimin e pronave

Gazetar: Miki Trajkovski

Dëme të mëdha ka shkaktuar plasja e tubave mbrëmë nga rezervuari i ujit në fshatin Zagraçan të Strugës në pronat e banorëve të këtij fshati. Pasi Struga dhe një pjesë e fshatrave të Strugës mbetën pa ujë të pijshëm për gati 30 orë për shkak të riparimit të gypave të tjerë, ujërat e tepërta nga burimet në fshatin Belicë e Epërme u grumbulluan dhe në një nga rezervuarët afër Zagraçanit ndodhi një avari. Është prishur një mur mbajtës, ndërsa uji përmbyti shtëpi, oborre, bodrume, garazhe.

Banorët thonë se në mëngjes ka plasur një tjetër tub, ndaj kanë luftuar me ujërat, të cilat kanë sjellë me vete gurë e dhe.

Sot një erë e padurueshme po përhapet në të gjithë fshatin, pasi uji është përzier me gropat septike. Nga Ndërmarrja Publike Ujësjellës Kanalizime thonë se qytetarë të papërgjegjshëm kanë gjuajtur gurë në tubacionin e ujit dhe për këtë arsye ka shpërthyer. Ekipet e kompanisë po e riparojnë defektin./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button