Shpërthimi në Fushë Kosovë, Policia tregon çfarë ka ndodhur

Nga Policia e Kosovës janë deklaruar lidhur me shpërthimin e ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë-Kosovë.

Me këtë rast është konfirmuar se si pasojë e këtij shpërthimi nuk ka patur ndonjë person të lënduar.

“Sot rreth orës 06:00 kemi pranuar informatën për një shpërthim në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, si dhe po trajtohet nga njësitet përkatëse.

LEXO EDHE:

Back to top button