Shpërthimi në urën e Krimesë, Putin urdhëron nisjen e hetimeve

Shpërthimi në urën e Krimesë, Putin urdhëron nisjen e hetimeve

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar krijimin e një komisioni qeveritar për të hetuar shpërthimin e urës në Krime, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, sipas BBC.

“Komisioni do të përbëhet nga krerët e Territorit të Krasnodarit dhe të Krimesë, përfaqësues të Gardës Kombëtare Rosgvardia, FSB Shërbimi Federal i Sigurisë dhe Ministrisë së Brendshme,” tha Peskov.

Ai shtoi se ministri i transportit Vitaly Savelyev dhe ministri i situatave emergjente Aleksandr Kurenkov pritet të shkojnë në vendin e incidentit.

Komisioni rus anti-terrorist ia atribuon zjarrin në urën në ngushticën e Kerçit shpërthimit të një automjeti të montuar me eksploziv.

Ura ka një rëndësi simbolike dhe strategjike, pasi lidh gadishullin e Krimesë me rrjetin e transportit dhe komunikimit të Rusisë. Ndërtimi i saj ishte i kushtueshëm dhe u bë me urdhër të Vladimir Putin, i cili e përuroi personalisht në 2018, katër vjet pas aneksimit të Krimesë. Aktualisht po lehtëson transferimin e pajisjeve ushtarake ruse te forcat që veprojnë në Ukrainë.

Sipas agjencive të lajmeve të vendit, pjesa e urës që përdoret nga makinat është dëmtuar.

LEXO EDHE:

Back to top button