Shpëtimtarët më pranë fëmijës që ra në një pus në Marok, duhet të gërmojnë me duar
Ryan, një djalë pesë vjeçar nga Maroku, ra në një pus 32 metra të thellë të martën dhe shpëtimtarët kanë hapur një gropë paralele me pusin prej ditësh për ta shpëtuar.
Ekipet e shpëtimit janë duke u përpjekur me dëshpërim për të arritur tek djali dhe tani është bërë e ditur se është arritur faza përfundimtare e operacionit.
Operacioni kompleks zgjati me ditë të tëra dhe mijëra njerëz u mblodhën në vendngjarje. Frika nga rrëshqitjet e tokës e bëri edhe më të rrezikshëm operacionin e shpëtimit. Sipas informacioneve të fundit, shpëtimtarët kanë mbetur më pak se dy metra për të arritur tek fëmija, por ata po gërmojnë me duar nga frika e rrëshqitjes së dheut.
“Kjo fazë është më e rëndësishmja dhe më komplekse,” tha Abdelhadi Temrani, një nga shpëtimtarët.
“Ne jemi pothuajse aty. “Kemi ditë që punojmë pa ndërprerje dhe lodhja është këtu, por i gjithë ekipi i shpëtimit po qëndron.
Latest update about #Rayan
Few meters are left, and it will be dug by hand
The rescue team is facing frequent soil collapse, which prolongs the rescuing process. #SaveRayan pic.twitter.com/eLJ3a1dHm6
— Isxaaq Moallim. (@HIsxaaq) February 5, 2022
Pavarësisht rënies së tmerrshme, pamjet e kamerës të vendosura në pus, tregojnë se djali ka mbetur i gjallë dhe i vetëdijshëm, megjithëse ka lëndime të lehta në kokë.
Për kujtesë, ekipet e shpëtimit hodhën një maskë me oksigjen, ushqim dhe ujë në pus dhe një ekip mjekësor është gati për të ndihmuar djalin në vend. Një helikopter ka mbërritur në vendngjarje dhe pasi është nxjerrë nga pusi, do ta çojë Ryanin në spital.








