Shpresa më e madhe e PSZH-së, një vit huazim te PSV Aindhoven

Një ndër futbollistët për të cilin pritshmëritë janë të mëdha, Çavi Simons, do të huazohet këtë sezon te skuadra e njohur holandeze, PSV Aindhoven. Sipas gazetarit të famshëm, Fabrizio Romano, skuadra e Paris Sen Zhermenit është në prag të arritjes së marrëveshjes me Çavi Simonsin për të zgjatur kontratën dhe më pas ta huazojë atë te PSV Aindhoven.

Ai në postimin e tij në Tëitter bën të ditur që negociatat janë në fazën përfundimtare dhe Simons nga sezoni i ardhshëm mund të jetë pjesë e PSV.

Holandezi edicionin e kaluar kishte zhvilluar gjashtë ndeshje me ekipin e parë në Superligën e Francës, ndërsa në “Uefa Youth League” kishte shënuar katër gola dhe regjistroi gjashtë asistime në shtatë takime. 19-vjeçari ishte transferuar në Francë në vitin 2019 nga Barcelona dhe konsiderohet si një ndër kandidatët potencial për të fituar “Topin e Artë“ në të ardhmen. /gazetametro.net

LEXO EDHE:

Back to top button