VIDEO/ Zyrtare, Geret Bejl zgjedh skuadrën e Los Anxhelosit

Tani është zyrtare se Geret Bejl, sezonin e ardhshëm do ët vesh fanellën e skuadrës së Los Anxhelosit. Lajmin e ka konfirmuar vet lojtari me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale.

Ai ishte i lidhur me skuadra si, Kardiff dhe Tottenham pas skadimit të kontratës së tij me Real Madridin këtë verë, por ylli i Uellsit ka vendosur të luajë në Kaliforni. Sipas “The Athletic”, Bejll ka nënshkruar marrëveshje njëvjeçare me klubin amerikan, derisa kontrata e tij do të përfshijë gjithashtu një opsion zgjatjeje prej 18 muajsh,.

Ai do të jetë në ekip me Xhiorxhio Kielinin që kompletoi para pak ditësh kalimin te ekipi në të cilin luan edhe Karlos Vela. Klubi ende nuk ka dhënë detaje për marrëveshjen, por që pritet në orët në vazhdim të shfaq ato.

LEXO EDHE:

Back to top button