Shqetësimet për shëndetin nga alkooli janë vetëm gjysmën e historisë, e rëndësishme edhe kënaqësia
Shqetësimet për shëndetin nga alkooli janë vetëm gjysmën e historisë, e rëndësishme edhe kënaqësia

Për shumë njerëz, viti i ri sjell jo vetëm dhimbje koke të fortë, por edhe përpjekje për të mos u dehur më kurrë. Më shumë se një dekadë më parë, Alcohol Change UK, një organizatë që bën fushata për uljen e konsumimit së alkoolit, nisi kampanjën e saj “Dry January”, e cila bën thirrje për të mos pirëasnjë gllënjkë gjatë janarit dhe këtë vit, ajo parashikon se një e treta e meshkujve britanikë do të përpiqen ta ndjekin këtë iniciativë, ka shkruar The Economist.
Edhe në Shtetet e Bashkuara, doktori Vivek Murthy, Kirurgu i Përgjithshëm, është i angazhuar për të zvogëluar konsumimin e alkoolit. Ai ka rekomanduar vendosjen e paralajmërimeve mbi alkoolin për të nxjerrë në pah faktin se ai rrit rrezikun e disa llojeve të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit dhe të zorrës së trashë. Nëse realizohet, Amerika mund të bëhet vendi i tretë, pas Koresë së Jugut dhe Irlandës, që do të kërkojë etiketat të këtij lloji.
Një sasi e madhe alkooli është padyshim e dëmshme për shëndetin. Pirja e tepërt është e lidhur me sëmundje të zemrës, sëmundje të mëlçisë, goditje në tru dhe obezitet. Ata që dehen janë më të prirur për të pasur përplasje ose aksidente. Alkooli është gjithashtu i varësisë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e lidh atë me rreth një në çdo 20 vdekje në botë. Lidhja me kancerin është më pak e njohur për shumicën e njerëzve. Statistikat e doktorit Murthy sugjerojnë se gratë që pinë ndonjëherë kanë 16.6 % rrezik që gjatë jetës të preken nga disa lloje të zakonshme të kancerit, ndërsa ato që pinë një pije alkoolike çdo ditë, sa është maksimumi i rekomanduar në Amerikë, kanë rreth 19% rrezik.
Me rritjen e provave për dëmet që shkakton alkooli, mesazhet për shëndetit publik janë bërë më të forta. OBSH-ja thotë qartë se nuk ka “sasi të sigurt” të konsumit të alkoolit. Udhëzimet në Amerikë thonë se ata që nuk pinë nuk duhet të fillojnë ta bëjnë “për asnjë arsye”. Kanadaja, në vitin 2023, publikoi udhëzime që rekomandojnë dy pije (afërsisht dy kënaçe birrë) në javë për ata që duan të mbeten në kategorinë “me rrezik të ulët”, një ulje kjo e madhe nga rekomandimi për 15 pije në javë për meshkujt dhe 10 për gratë.
Kjo shihet se shumë trazuese për mendjen. Por një këmbëngulje e tepruar mund të ketë efekte të kundërta. Nëse merret në mënyrë të drejtpërdrejtë, OBSHja thotë se është e pasigurt të pish qoftë edhe një gllënjkë verë. Nëse këshilla e shëndetit publik duket absurde, njerëzit mund të fillojnë të dyshojnë për të tjerat gjithashtu.
Edhe pse ka një konsensus të gjerë se konsumimi i tepërt i alkoolit është shumë i dëmshëm, nuk ka një marrëveshje të plotë për konsumimin e paktë. Në dhjetor, Akademitë Kombëtare të Shkencës, Inxhinierisë dhe Mjekësisë në Amerikë arritën në përfundimin se, “kosnumimi i moderuar”, (deri në dy kënaçe birre në ditë për meshkujt ose një për gratë) ishte i lidhur me përfitime dhe jo me dëme. Përfitimet për shëndetin e zemrës dukej se mbizotëronin mbi rrezikun nga kanceri dhe sëmundjet e tjera, ani pse ky efekt zhdukej shpejt nëse konsumohej më shumë.
Shumë shkencëtarë mendojnë se përfitimet nga konsumimi i paktë i alkoolit janë mashtrim. Por edhe nëse OBSH-ja ka të drejtë dhe nuk ka një nivel të sigurt për konsumimin e alkoolit, kjo është vetëm gjysma e historisë. Tek e fundit, nuk ka një nivel tërësisht të sigurt për asgjë, nga fluturimi deri te dalja për një takim të thjeshtë. Ecja është e mirë për njerëzit dhe është promovuar shumë nga kirurgët e përgjithshëm. Por 7,500 këmbësorë amerikanë u mbytën nga makinat në vitin 2022.
Njerëzit balancojnë rreziqet e një aktiviteti me përfitimet që ai sjell.
Sot, sugjerimi që nga alkooli mund të ketë përfitime duket i paqartë. Por shumë njerëz që e shijojnë një birrë të mirë ose një verë, vlerësojnë ndjesinë që ajo u jep, ose gëzojnë ritualet sociale, si një vizitë në një bar apo një darkë, të cilat mund ta lehtësojnë dikë. Kjo është arsyeja pse bota shpenzon 1.8 trilionë dollarë çdo vit për alkool. I gjithë ai gëzim duhet të vihet në peshore me dëmin po aq të vërtetë që mund ta shkaktojë.
Pak perspektivë: udhëzimet e reja të Kanadasë e përcaktojnë “rrezikun e ulët” si një mundësi një në 1,000 për vdekje të parakohshme për shkak të alkoolit. Rritja e konsumit nga dy në gjashtë pije në javë e rrit mundësinë në një në 100.
Me ecjen, rreziku për t’u përplasur nga një makinë gjatë jetës në Amerikë është rreth 1 në 470.
Çfarë rekomandohet të bëjnë njerëzit në vitin 2025?
Nëse dikush është konsumues i rëndë i alkoolit, pothuajse të gjithë do të bien dakord që do të ishte e mençur ta ulte konsumimin.
Për të gjithë ata që nuk kanë frikë nga rreziku, zakoni i konsumimit mesatar, gjysmës së një shisheje vere gjatë darkës, është diçka që mund të shqyrtohet.
Por nëse dikush dëshiron të konsumojë një birrë apo dy me miqtë herë pas here, do të ketë “rrezik” të vogël nga një mbrëmje me shoqëri të mirë.
Ky është diçka që shumë njerëz të arsyeshëm do ta bëjnë, veçanërisht në mes të ftohtit dhe zymtësisë së muajit janarit.