Shqipëri, 134 raste të reja dhe 6 humbje jete nga COVID
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 134 raste të reja me COVID nga 2517 testime të kryera në total. Ndërkohë kanë ndërruar jetë 6 qytetarë, konkretisht : 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 63 – 79 vjeç. Janë shëruar 465 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 103,582 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 155 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.








