Shqipëri, 162 raste të reja me COVID-19 dhe 4 viktima

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë konfirmuar pozitive me Covid 162 raste të reja dhe katër persona kanë humbur betejën me Covid.

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë bën me dije se gjatë orëve të fundit janë kryer 914 testime mes të cilëve kanë rezultuar pozitivë 162 raste të reja duke e çuar në 14,730 numrin e përgjithshëm të të infektuarve mes të cilëve 407 persona kanë humbur jetën.

Gjithashtubetejën me Covid e kanë fituar 150 qytetarë, duke e çuar në 9115 numrin e të shëruare në Shqipëri që prej fillimit të epidemisë.

LEXO EDHE:

Back to top button