Shqipëri, 171 raste të reja me COVID-19 dhe 4 viktima

Në Shqipëri 4 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 171 janë prekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Ndërsa 85 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-in duke e çuar në 9585 numrin e të shëruarve në Shqipëri prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” në Tiranë po trajtohen 244 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka kujtuar të gjithë qytetarët se duke nisur nga data 15 tetor do të jetë e detyrueshme mbajtja e maskës.

LEXO EDHE:

Back to top button