Shqipëri, 24 raste të reja dhe 2 humbje jete me COVID
Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 24 raste të reja me Covid, ndërsa 2 persona kanë humbur jetën.
Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë shëruar 835 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 127,240 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 73 pacientë nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.








