Shqipëri, 3 viktima dhe 156 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri nga 3079 teste të kryera janë regjistruar 156 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 40 vetëm në Tiranë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 696 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 104,278 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 155 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë betejën me Covid-19 e kanë humbur 2,367 pacientë, ndërsa gjithsej janë regjistruar 130,270 raste pozitive me koronavirus. Vendi aktualisht ka 23,625 raste aktive me virusin korona.

LEXO EDHE:

Back to top button