Shqipëri, 446 raste të reja me COVID dhe 15 viktima

Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë regjistruar 446 raste të reja nga 2997 testime të kryera. Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë, në raportimin ditor të rasteve bëri të ditur gjithashtu se sëmundjes nuk mundën t’i shpëtonin edhe 15 qytetarë të tjerë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 744 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 82,554 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 440 pacientë, 33 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

LEXO EDHE:

Back to top button