Shqipëri, 486 raste të reja me Covid dhe 3 viktima
Në Shqipëri anë kryer 4,532 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 486 qytetarë, në këto bashki: 140 raste në Tiranë, 51 raste në Vlorë, 32 raste në Durrës, 27 raste në Fier, 24 raste në Lezhë, 19 raste në Elbasan, 17 raste në Shkodër, 15 raste në Berat, 13 raste në Vau i Dejes, 10 raste në Kukës, Kurbin, Kavajë, Lushnje, Korçë, Kuçovë, 9 raste në Peqin, 8 raste në Gramsh, 7 raste në Krujë, 6 raste në Tropojë, Divajkë, 5 raste Malësi e Madhe, Kamëz, Sarandë, 3 raste në Shijak, Dibër, Bulqizë, Librazhd, 2 raste në Pukë, Fushë- Arrëz, Mirditë, Vorë, Rrogozhinë, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë, Skrapar, 1 rast në Has, Patos, Këlcyrë, Memaliaj, Devoll, Poliçan, Prrenjas.
Aktualisht janë 9,506 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 97 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me Covid19 tre qytetare: një qytetare 63 vjeç nga Elbasani, një qytetare 80 vjeç nga Berati dhe një qyetetare 92 vjeç nga Vlora. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 207 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 133,332 që nga fillimi i epidemisë.








