Shqipëri, 5 humbje jete dhe 108 raste të reja me COVID
Në 24 orët e fundit në Shqipëri nga 2808 testime janë zbuluar 108 raste të reja me COVID-19 dhe 5 humbje jete, teksa dje ishin 118 të infektuar dhe 3 fatalitete. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 732 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 109,338 që nga fillimi i epidemisë.








