Shqipëri, 5 viktima dhe 138 raste të reja me COVID
Në Shqipëri janë kryer 2 584 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 138 qytetarë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19. Në 24 orët e fundit janë shëruar 465 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 103,066 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 160 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.








