Shqipëri, 519 të infektuar me COVID dhe 11 humbje jete

Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur një rritje të lehtë të të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri, por ulje të numrit të viktimave. Nga 3251 testime kanë rezultuar pozitivë 519 qytetarë dhe kanë ndërruar jetë 11 pacientë me COVID.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 671 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 84,625 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 399 pacientë, 28 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

LEXO EDHE:

Back to top button