Shqipëri, 6 viktima dhe 503 raste të reja me koronavirus

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 6 humbje jete dhe 503 raste të reja me koronavirus nga 2210 testime që janë bërë. Ministria e Shëndetësisë thotë se numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 337 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 550 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 29,799 që nga fillimi i epidemisë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button