Shqipëri, 629 raste të reja me COVID dhe 13 viktima

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri është ulur numri i të infektuarve të rinj me koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë njofton se janë regjistruar 629 raste të reja nga 3197 testime të kryera për të dyshuar si të prekur. Ndërsa13 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19. Sipas të dhënave, në 24 orët e fundit janë shëruar 897 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 76,784 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 661 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.

LEXO EDHE:

Back to top button