Shqipëri, 656 të infektuar në 24 orët e fundit dhe 10 viktima
10 pacientë humbën jetën në 24 orët e fundit në Shqipëri nga koronavirusi. Ndërsa sot janë kryer 2.174 testime dhe prej tyre 656 qytetarë kanë rezultuar pozitivë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 321 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.352 që nga fillimi i pandemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID në Shqipëri, po trajtohen 469 pacientë, 15 në terapi intensive, 4 pacientë janë të intubuar.