Shqipëri, arrestohen dy shtetas turq të dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike

Shqipëri, arrestohen dy shtetas turq të dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike

Policia e Shqipërisë ka arrestuar dy shtetas turq, vëllezër me njëri-tjetrin, sipas policisë, si autorë të dyshuar dhe bashkëpunëtorë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë thuhet se janë arrestuar U. K., 41-vjeç, dhe K. K., 46 vjeç, me shtetësi turke, të dy banues në Tiranë, sipas policisë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Në njoftim theksohet arrestimi i tyre është kryer në vijim të veprimeve të përbashkëta hetimore, mes policisë shqiptare dhe asaj turke, për zbardhjen e plotë të rastit të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, në tetor të këtij viti, nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”-Tiranë.

“Këta 2 shtetas janë autorë të dyshuar dhe dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit turq, të arrestuar në tetor të këtij viti, në Turqi (Türkiye), kanë kaluar nga Rinasi (Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” -Tiranë) për në Turqi (Türkiye), një sasi lënde narkotike”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se në tetor të këtij viti, nga bashkëpunimi mes policisë turke dhe policisë shqiptare u realizuan operacione anti-drogë në Türkiye, sipas autoriteteve shqiptare, kundër transportonit të lëndëve të dyshuar narkotike “kanabis sativa” nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”-Tiranë në drejtim të Istanbulit.

LEXO EDHE:

Back to top button