Shqipëri, mbërrijnë 38 400 vaksina të AstraZeneca-s

Kanë mbërritur në aeroportin e Shqipërisë “Nënë Tereza” 38 400 dozat e vaksinës nga AstraZeneca. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte edhe këtë herë në Rinas për t’i pritur.

Rama shoqërohej gjithashtu edhe nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, si dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, i cili po ashtu është i angazhuar në çështjen e vaksinimit.

Manastirliu u shpreh se nga nesër do të nisë vaksinimi i mësuesve në shkolla. Gjithashtu ministrja tha se janë në pritje për të tjera doza në ditët në vijim.

LEXO EDHE:

Back to top button