Shqipëri, mbi 34 mijë raste aktive me Covid-19

Brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 12 viktima ,ndërsa nga 3.994 testime të kryera janë detektuar 1.152 raste të reja me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me virusin korona në vend ka shkuar në 91.987, ndërsa numri i viktimave në 1.543. Gjatë 24 orëve vendi ka regjistruar edhe 740 pacientë të shëruar nga Covid-19, duke e çuar numrin e të shëruarve në 55.983. Shqipëria aktualisht ka 34.461 raste aktive, prej të cilëve nëpër spitale po trajtohen 512 pacientë të konfirmuar pozitiv me koronavirus. Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë kryer mbi 410.393 testime për Covid-19.

LEXO EDHE:

Back to top button