Shqipëri regjistron dy viktima dhe 179 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 2 të vdekur dhe 179 raste të tjera pozitive me COVID-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 129,307, prej të cilëve 2.337 persona kanë vdekur.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 587 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 100.600 dhe raste aktive aktualisht janë 26.370.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 2.652 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 602.322 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Në Shqipëri vazhdon procesi i vaksinimit dhe deri tani janë kryer mbi 304.498 mijë doza të vaksinës.

LEXO EDHE:

Back to top button