Shqipëri / Revolta vazhdon, protestuesit mblidhen sërish për dorëheqjen e Ramës
Ka nisur protesta e 42 në Tiranë. Qytetarët janë organizuar në sheshin “Skënderbej”, dhe kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama. Më pas pritet marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë.
Organizatorët kanë njoftuar se në tubimin e sotëm do t’u bashkohen edhe shqiptarë nga diaspora, të cilët prej kohësh janë përfshirë në mbështetje të kësaj kauze. Një ditë më parë, protestuesit marshuan në disa prej akseve kryesore të Tiranës, duke brohoritur slogane si: “Qeveri e krimit”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Rama jep dorëheqjen”.








