Shqipëri, tre të vdekur dhe 45 raste të reja me koronavirus

Vijon të jetë i ulët numri i infektimeve me koronavirus në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar sot 45 raste të reja me virus nga 2,596 testime të kryera për të dyshuar. Në 24 orët e fundit tre qytetarë nuk kanë mundur ta fitojnë dot betejën me sëmundjen.

Gjatë 24 orëve janë shëruar 1,050 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 121,122 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 86 pacientë, 7 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

LEXO EDHE:

Back to top button