Shqipëria numëron vetëm 633 raste aktive me koronavirus

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 12 raste të reja me COVID-19, ndërkohë një person ka ndërruar jetë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.297 prej të cilëve 2.449 persona kanë vdekur.

Gjithashtu janë shëruar 118 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129.215 dhe raste aktive aktualisht janë 633.

Ndërkohë, janë kryer edhe 3.255 testime të tjera ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 715.526 testime për personat e dyshuar me COVID-19.

LEXO EDHE:

Back to top button