Shqipëria regjistron një viktimë dhe 57 raste të reja me koronavirus

Në Shqipëri vazhdon trendi i uljes së numrit të rasteve të reja me COVID-19, pasi në 24 orët e fundit është regjistruar një i vdekur dhe 57 raste pozitive.

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 131.723, prej të cilëve 2.412 persona kanë vdekur, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Gjithashtu janë shëruar 963 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 117.089 dhe raste aktive aktualisht janë 12.222.

Ndërkohë, janë kryer edhe 1.952 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 658.828 testime për personat e dyshuar me COVID-19.

 

LEXO EDHE:

Back to top button