​Shqipërinë e kërcënon inflacioni

​Shqipërinë e kërcënon inflacioni

Banka e Shqipërisë ka dhënë opinionet e saj për projektbuxhetin 2023.

Ndërsa vlerëson të realizueshëm parashikimin e rritjes 2.6% dhe përpjekjet për konsolidimin fiskal , guvernatori Gent Sejko shton se rrezik kryesor mbetet inflacioni i lartë dhe bën apel për mbështetje për të zbutur goditjen nga kriza.

“Në asnjë rast nuk parashikohet recesion. Sigurisht janë shtuar rreziqet dhe presionet inflacioniste mund të ndikojnë në rritjen e qëndrueshme të ekonomisë”.

Banka e Shqipërisë ka përsëritur kërkesat e saj për rishikimin e skemës së pensioneve dhe vendosjen e tavaneve ligjore për koncesionet e PPP për të menaxhuar rrisqet. Shqetësim ka ngritur edhe për kontrollin e shpenzimeve buxhetore dhe mosinjektimin e tyre në ekonomi vetëm në fund të vitit.

“Rekomandojmë vendosjen e tavanit ligjor të PPP-ve për të mos u përballur me risqe të cënojnë deficitin. Skemat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore vijojnë të përbëjnë një barrë të ndjeshme për financat e shtetit. Në këtë kontekst, duke pasur parasysh dhe trendet e pafavorshme demografike, Banka e Shqipërisë sugjeron rishikimin periodik të skemës së pensioneve, atë të sigurimeve shëndetësore dhe skemat e tjera të sigurimeve sociale, me synim ruajtjen e këtyre skemave në trajektore të qëndrueshme dhe të përballueshme për buxhetin e shtetit”, tha Sejko.

Përballë pasigurive në rritje, Sejko kërkon vëmendje të shtuar për adresimin e rreziqeve ku rekomandon më shumë fonde të kontigjencës në buxhet si dhe monitorim të shtuar të sektorit energjetik./tch/

LEXO EDHE:

Back to top button