Përfaqësuesi i LOE tregon se kur mund të presim çmime më të lira të artikujve ushqimorë

Përfaqësuesi i LOE tregon se kur mund të presim çmime më të lira të artikujve ushqimorë

Kryetari i Dhomës së Agrobiznesit pranë Lidhjes së Odave Ekonomike (LOE), Goran Georgievski, i ftuar në emisionin sontëm “360 Gradë” në Alsat ka shprehur bindjen se ulje e caktuar e çmimeve të disa artikujve ushqimorë mund të pritet nga muaji janar vitin e ardhshëm, por me kusht që të mos ketë ndryshime në furnizimet me lëndën e parë, shkruan Alsat.

“Janë të nevojshëm disa hapa të rëndësishëm të cilët do të nënkuptojnë lirim më të thellë të çmimeve. Ky është një hap i mirë, kemi konstatuar dhe përqindjen për të cilën duhet të shënojnë ulje çmimet e prodhimeve. Nga 1 dhjetori fillon furnizimi me rrymë me çmimin 80 euro për megavat/orë dhe supozoj se nga fillimi i janarit të vitit të ardhshëm të ketë kushte reale që të kryhet ulja e çmimeve. E gjithë kjo më kushtin që të kemi hyrje stabile të lëndëve të para me këto çmime”, deklaroi Goran Georgievski, Kryetari i Dhomës së Agrobiznesit pranë Lidhjes së Odave Ekonomike./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button