Shqiprim Arifi, kryetar i ri i Preshevës

Shqiprim Arifi, kryetar i ri i Preshevës

Me 20 vota për nga gjithsej 38 këshilltarë, Ardita Sinani është shkarkuar nga posti i kryetares së Komunës së Preshevës.

Me po aq vota menjëherë është zgjedhur kryetari i ri i Preshevës Shqiprim Arifi i APN-së, parti e cila inicioi shkarkimin e Sinanit.

Në reagimin e tij të parë, kreu i PVD-së Shaip Kamberi tha se kundërshtarët e Ardita Sinanit sot humbën gjithçka bashkë me nderin. Paraprakisht gjatë ditës kryeministri i Kosovës Albin Kurti mbajti takim me liderët e Luginës së Preshevës, të cilin takim e bojkotoi vetëm Shqiprim Arifi e Sami Saliu i LR-së.

Sinani u shkarkua nga posti i të parës së Preshevës pas 1 viti në krye të  kësaj Komune. Ardita Sinani u zgjodh kryetare e Preshevës në maj të vitit të kaluar.

LEXO EDHE:

Back to top button