Shtatë persona arrestohen në Shkup dhe Strumicë, policia sekuestron drogë dhe bimë kanabisi
Shtatë persona janë privuar nga liria gjatë 24 orëve të fundit në aksione të realizuara nga policia në Shkup dhe në rajonin e Strumicës, pasi tek ta është gjetur dhe sekuestruar drogë.
Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë natës së 21 dhe 22 qershorit, në disa lokacione në Shkup, nëpunësit policorë të SPB Shkup arrestuan K.R. (34), A.R. (19), M.R. (21), M.K. (37), të gjithë nga Shkupi, si dhe T.B. (28) nga fshati Vollkovë dhe A.A. (37) nga fshati Hasan Beg. Gjatë kontrolleve, tek këta persona u gjetën dhe u sekuestruan substanca të ndryshme narkotike, përfshirë substancë të ngurtë, substancë pluhurore dhe marihuanë.
Ndërkohë, më 20 qershor, policia e Strumicës arrestoi S.K. (33) nga fshati Borievë. Gjatë një bastisjeje të kryer me urdhër gjykate në shtëpinë e tij, në oborr u gjetën dy rrënjë të mbjella kanabisi. Po ashtu, ai dorëzoi vullnetarisht edhe tre rrënjë të tjera kanabisi, të cilat i kishte mbjellë në një lokacion tjetër në territorin e fshatit Borievë.
Për rastin në Strumicë është njoftuar prokurori publik kompetent i Prokurorisë Themelore Publike në Strumicë.
Nga MPB-ja bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të gjithë personave do të ngrihen kallëzime dhe parashtresa përkatëse ligjore.








