Shtatë viktima dhe 259 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar të shtunën se nga sëmundja COVID-19, kanë vdekur edhe shtatë persona. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (75 vjeç), Gjakovë 1 (52 vjeç), Pejë 1 (70 vjeç), Prishtinë 1 (82 vjeç), Rahovec 1 (67 vjeç), Suharekë 1 (78 vjeç), Vushtrri 1 (71 vjeç).

Sipas njoftimit, bazuar në 1.531 mostra të testuara, me koronavirusin e ri janë regjistruar edhe 259 raste. Sëmundjen e kanë mbijetuar edhe 613 pacientë ndërsa raste aktive janë 6.535.

Që prej marsit të vitit 2020, e deri më 9 janar 2021, Kosova ka regjistruar 53.523 raste pozitive me COVID-19. Prej tyre, 1.375 pacientë kanë vdekur dhe 45.613 janë shëruar.

LEXO EDHE:

Back to top button