Shtatë viktima dhe 876 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Hatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar 876 raste të reja. Vihet re se është rritur ndjeshëm numri i testimeve. Në 24 orët e fundit janë bërë 3512 testime, ndërsa një ditë më parë 1918, gjithashtu shtatë qytetarë të tjerë e kanë humbur betejën me virusin. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 280 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Që nga fillimi i pandemisë 1339 persona kanë humbur jetën nga virusi, ndërsa numri i infektimeve ka shkuar në 74,567.

LEXO EDHE:

Back to top button