Shtefan Kunc, zëvëndësim për Gjynesh Shenoll

Kombëtarja e Turqisë, sot caktoi gjermanin Shtefan Kunc, në postin e trajnerit të ekipit senior, pasi që Shenoll Gjynesh, u largua pas disfatës 1-6 nga Holanda, në eliminatoret për Botërorin “Katar 2022”.

Ish futbollisti i Kajzerslaternit dhe Beshiktashit, Kunc, me kombëtaren e Gjermanisë U21, arkëtoi dy tituj evropian, që ishte një rekomandim i mirë për postin e ri.

Kombëtarja e Turqisë në eliminatoret e Botërorit “Katar 2022” ka ende gjasa për siguruar vizën përfundimtare, pasi që është vetëm 2 pikë më pak se Holanda dhe Norvegjia. Pikërisht ndaj Norvegjisë pritet që të debutojë Shtefan Kunc, më 8 tetor.

LEXO EDHE:

Back to top button