Shteriev: Bursa e vendit ka shënuar më pak rënie ne krahasim me ato botërore

" "

Drejtori i Bursës së Maqedonisë Ivan Shteriev bëri të ditur se bursa e vendit ka shënuar më pak rënie ne krahasim me disa bursa botërore dhe disa bursa të rajonit. Ai thotë se ndër masat që ndërmerren është rregulli i përgjithshëm që nuk lejon lëvizje të bursës më shumë se +-10% brenda ditës dhe që tregtia ndërpritet përkohësisht kur arrihet rënie ose rritje prej 7%. Shteriev sugjeroi si zgjidhje ridestinimin e mjeteve të investitorëve në disa sektorë, siç ndodh së fundmi në të gjithë botën.

“Bursa jonë është në rënie prej diku -5%, që nga fillimi i vitit e deri më sot, por përsëri, bursa të tjera në rajon si në Bullgari, Kroaci dhe Slloveni janë -6, -7, -11. D.m.th. kanë reaguar të gjitha bursat. Bursat reagojnë nëse keni faktor joekonomik i cili është më vështirë i parashikueshëm siç është pikërisht konflikti ushtarak. Është e rëndësishme që edhe në situata të këtilla, aksionet janë zgjedhje e mirë për plasimin e mjeteve financiare nëse me kujdes përzgjidhet industria në të cilën funksionon një kompani. Ja në tregjet botërore gjatë ditëve të fundit ekziston një konsensus të investohet në aksione të prodhuesve të lëndëve të para ose të atyre që merren me mbrojtjen kibernetike ose me produkte ushqimore…”, deklaroi Ivan Shteriev, drejtor i Bursës së Maqedonisë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button