Shtetasi i Maqedonisë arrestohet në vendkalimin kufitar Kukës-Morinë

Policia e Shqipërisë në kufirin me Shqipërisë dhe Kosovës, respektivisht në vendkalimin kufitar Kukës-Morinë ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut. 32 vjeçari M.A. është arrestuar në Pikën Kufitare të Morinës. Sipas informacioneve, 32-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale `Vjedhje me dhunë`.

“Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Maqedonia e Veriut, pasi zyra e Prokurorisë Kërçovë, Maqedoni e Veriut, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale `Vjedhje me dhunë`”, njofton policia shqiptare.

Policia shqiptare njofton se po përgatitet ekstradimi i tij në Maqedoni.

LEXO EDHE:

Back to top button